Flash News

KRYESORE

Ish-ministri: Në Parlament ka deputetë që janë gomerë

Ish-ministri: Në Parlament ka deputetë që janë gomerë

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në një status në Facebook shkruan se në Parlament ka gomerë të vërtetë, ndërsa në qeveri të korruptuar si asnjëherë më parë.

“Le të më shajnë e të më hedhin në gjyq shoqatat e gomerëve dhe e të korruptuarve për këtë konstatim:

Në parlament ka deputetë që janë gomerë dhe në qeveri ka të korruptuar si asnjëherë tjetër më parë!

Me kënaqësi do ti kërkoja ndjesë gomerëve të vërtetë, por jo deputetëve aq më pak përbindëshve të korrupsionit!”, shprehet Manjani.

Kujtojmë që Manjani është ndër kritikët më akiv të qeverisë.

Të fundit