Flash News

KRYESORE

Ish-ministri njofton largimin nga politika: U deformua sistemi, nuk përfaqësohet interesi publik

Ish-ministri njofton largimin nga politika: U deformua sistemi, nuk

Ish-ministri dhe ish-deputeti Gazment Oketa ka njoftuar së është tërhequr nga politika.

Në emisionin ‘Top Talk’, Oketa dha arsyet e largimit, ndërsa foli edhe për situatën aktuale politike në vend.

“Vendimin për t’u larguar nga politika e kam marr më herët, por së fundmi është bërë publik. Pas zgjedhjeve të vitit 2017, unë preferova të tërhiqesha nga politika. Ka vite që i gjithë sistemi po deformohet. Ka kohë që ka filluar deformimi i përfaqësimit të interesit publik. Me ndryshimin e kodit zgjedhor në vitin 2008, me kalimin nga një sistem mazhoritar i miksuar, kalimi në lista të mbyllura partiake, hoqi mundësinë e qytetarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, si dhe bëri që përfaqësuesit e politikës të zgjedhin një rrugë për ta pasur mirë me kryetarin e partisë përkatëse”, u shpreh Oketa.

Të fundit