Flash News

KRYESORE

Ish-ministri nuk i beson vetting-ut: Njerëzit presin të “zbarkojnë aleatët”. Që në ‘45 ky avaz! Po aleatët hiç!

Ish-ministri nuk i beson vetting-ut: Njerëzit presin të

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tregon se nuk beson aspak te ligji i vetting-ut dhe sidomos te vetting-u për politikanët. Ai thotë se nga vetting-u po kërcënohen gjykatës, prokurorë, administratorë publikë dhe policë, por “vetëm për shkaktarët e të gjithë të këqijave, politikën, nuk ka vetting”.

Një kritikë, Manjani ua drejton edhe qytetarëve që sipas tij presin që prej vitit 1945 të “zbarkojnë aleatët”, por aleatët nuk po duken, ndërsa thekson se ata nuk kanë për të ardhur dhe të vetmit që mund t’i shtrëngojnë politikanët janë vet shqiptarët.

Reagimi:

Vetting për të tërë....

Vetëm për shkaktarët e të gjithë të këqijave, politikën, nuk ka vetting! Të gjithë të tjerët kërcënohen me vetting!

Gjykatës, prokurorë, administratorë publikë dhe policë; të gjithë janë nën kërcënimin e vetting-ut!

Ndërkohë punët e shtetit, që natyrshëm duhet ti kryenin “të kërcënuarit”, tashmë i kryejnë shkaktarët e të keqes: POLITIKANËT! Kulmi!

E thonë pastaj se “po bëjnë shtet”. Pika i rëntë edhe këtij shteti, që nuk lëviz po nuk urdhëroi politikani!

Ndërkohë njerëzit presin të flasë Ambasadori X. Presin të “zbarkojnë aleatët”.... Kulmi! Që në ‘45 ky avaz! Po aleatët hiç!

Nuk vijnë more jo! Mblidhni mendjen e shtrengoni politikanët që votoni këtu! Ata e kanë në dorë!

Nëse nuk i vettoni, të paktën mos i votoni! Bëni atë që keni në dorë!

Ndërkohë ata zyrtarë që i kanë shërbyer politikanëve, u bëftë mirë vettingu! Se vetëm ata do e “hanë”.

Parellinjtë do ja hedhin, si gjithmonë.

Të fundit