Flash News

KRYESORE

Ish-ministri për qeverinë e Ramës: Akoma nuk kanë mbushur vitin dhe duket sikur kanë 20 vite në pushtet

Ish-ministri për qeverinë e Ramës: Akoma nuk kanë mbushur

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thotë se Qershori ishte muaji i pikut të skandaleve të qeverisë në fuqi.

“Akoma nuk kanë mbushur vitin dhe duket sikur kanë 20 vite në pushtet. Droga, ministra të perfshirë, teatri, vrasje (vetveasje), etj etj...”, shkruan Manjani teksa thotë se “top skandali” i shoqëruar nga krye-rrena e hapjes së negociatave, ishte më e bukura!

Postimi i plotë i Ylli Manjani

Skandale pa fund..

—————

Qershori ishte muaji i pikut të skandaleve të qeverisë moniste në fuqi!

Thuajse çdo ditë pamë nga një skandal.

Sa herë hapin gojën për të folur, vetëm skandale nxjerrin. Rrena po e po, por ato nuk po i rendisim...

Akoma nuk kanë mbushur vitin dhe duket sikur kanë 20 vite në pushtet. Droga, ministra të perfshirë, teatri, vrasje (vetveasje), etj etj...

Po “top skandali” i shoqëruar nga krye-rrena e hapjes së negociatave, ishte më e bukura!

Halicunante!

Spektakolare!.

Qesharake sa më ska!

Por edhe e hidhur gjer në palcë!

Skandalet vazhdojnë.

Ne rrimë e dëgjojmë! Ideale për çdo sundimtar...

Të fundit