Flash News

KRYESORE

Ish-ministri: PS ka shumë pakënaqësi me qeverinë dhe Ramën; mund të ndahet ndonjë superministri për të shtuar ndonjë socialist në kabinet

Ish-ministri: PS ka shumë pakënaqësi me qeverinë dhe

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një status në rrjetin social Facebook, thotë se pas operacionit politik të largimit të Xhafajt nga qeveria, të cilin e cilëson si ndoshta më të sikletshmin për Edi Ramën, qeveria do jetë e gjitha në shërbim të partisë.

Manjani shkruan se Partia Socialiste ka shumë pakënaqësi me qeverinë dhe Edi Ramën teksa shton se qeveria do pësojë edhe ndonjë ndryshim ndoshta strukturor ku do të ndahet ndonjë superministri për të shtuar ndonjë socialist me përvojë politike e parlamentare ne kabinet.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Po tani?!..

————-

Pas operacionit politik të largimit të Xhafajt nga qeveria, ndoshta më i sikletshmi për Edi Ramën, qeveria do jetë e gjitha në shërbim të partisë.

Partia Socialiste në fakt ka shumë pakënaqësi me qeverinë dhe Edi Ramën. Ky i fundit goditi jo pak elementë elektoralë të saj.

Goditjet kanë kosto, të cilat tashmë do ti marrë mbi supe Xhafaj... Ai do jetë “fajtori” për klimën e goditjeve dhe arrestimeve që dëmtuan partinë.

Lojë e njohur kjo.

Ndërkohë qeveria do pësojë edhe ndonjë ndryshim ndoshta strukturor. Dmth ndahet ndonje superministri për të shtuar ndonjë socialist me përvojë politike e parlamentare ne kabinet.

Gjithçka bëhet për të qetësuar dhe mbledhur partinë...

Me këtë retush politik Rama harron skandalet dhe futet në fushatë.

Ka vetëm një problem për të zgjidhur: opozita! Çdo bëjë me të?! Si ta kthejë në parlament që të bëjë fasadën!

Kjo është çeshtja!!!

 

Të fundit