Flash News

KRYESORE

Ish-ministri: Pse është gabim të shkojë presidenti tek Komisioni Hetimor

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka publikuar nenin 162 të Kodit të Procedurës Penale, për të argumentuar pse presidenti i republikës nuk duhet të shkojë në Komisionin Hetimor.

Meta pritet të mbërrijë sot në komision në orën 09.59 për të dëshmuar pas thirrje nga ana e Komisionit Hetimor, i dyshuar për shkelje të Kushtetutës pasi anuloi me dekret zgjedhjet e 30 qershorit.

Teksa i referohet Kodit të Procedurës Penale, Manjani sqaron se Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit mund edhe të shkojnë, kurse Presidenti jo, pasi ka të bëjë me dinjitetin e funksionit Publik dhe jo domosdoshmërish të personave që e kryejnë arë funksion.

“Për të gjithë ata që më pyetën "mbi ç'ligj Presidenti i Republikës nuk duhet të shkojë tek Komisioni Hetimor",po ju sjell në vëmendje nenin 162 të Kodit të Procedurës Penale.

Nenet e këtij Kodi janë të zbatueshme edhe për procedurat hetimore parlamentare.

Dhe kur Prokurori i shtetit e ka detyrë ti shkojë në zyrë Presidentit të Republikës, Ulsiu po e po! Si Çeço madje.

Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit mund edhe të shkojnë, Presidenti JO!

Ky është një nen që ka të bëjë me dinjitetin e funksionit Publik dhe jo domosdoshmërish të personave që e kryejnë arë funksion.

Nuk mund të shkalafitet Presidenti i Republikës nëpër qorrollepsje politike parlamentare. Presidenti është zyrtari që ka në dorë të kufizojë Parlamentin nëpërmjet të drejtës së vetos.

Ndaj them që është gabim vatja e Presidentit aty, në atë gjellë qensh. (Ndjesë qenve)”, shkruan Manjani.

Shkarkimi i presidentit/ Venecia zbarkon në Tiranë, Meta sot ‘rikthehet’ në Parlament për të dëshmuar

Të fundit