Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i presidentit/ Venecia zbarkon në Tiranë, Meta sot ‘rikthehet’ në Parlament për të dëshmuar

Shkarkimi i presidentit/ Venecia zbarkon në Tiranë, Meta sot

Kjo e hënë shtatori pritet të jetë  ngarkuar me zhvillime politike.

Një delegacion i Komisionit të Venecias pritet të zbarkojë sot në Tiranë, lidhur me nismën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Gjatë dy ditëve qëndrimi, delegacioni do të zbatojë një axhendë takimesh me faktorët kryesorë politikë në Tiranë, konkretisht me Presidentin, Kryeministrin, kryetarin e Kuvendit, drejtuesit e opozitës në Kuvend, anëtarët e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, ministrin e Brendshëm, përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Po ashtu, PD konfirmoi në një njoftim për mediat se me ekspertë të Venecias do të takohen (nesër në orën 08.00) edhe përfaqësues të opozitës, përkatësisht Oerd Bylykbashin dhe Klajda Gjoshan.

Komisioni i Venecias pritet të të mbledhë fakte dhe për të kuptuar veprimet e Presidentit Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit.

Meta rikthehet në Parlament në orën 09:59

Në vëmendjen e mediave sot do të jetë edhe prania e konfirmuar tashmë nga presidenti Ilir Meta në Komisionin Hetimor i ngritur për shkarkimin e tij, për t’u pyetur si i dyshuar mbi shkeljen e Kushtetutës.

Pak ditë më parë, Meta e konfirmoi pjesëmarrjen në seancën dëgjimore përpara deputetëve të Komisionit në orën 09.59.

Kreu i shtetit do të shoqërohet nga këshilltarët e tij të ngushtë, përfshirë ish-kreun e SHISH, Bahri Shaqiri që është këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare në presidence dhe nga Bledar Dervishaj, këshilltar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Kreu i shtetit do të ecë në këmbë nga zyra e tij drejt kryesisë së kuvendit. Ajo që do jetë interesante në dëshminë e tij, pritet të jetë fakti se Ilir Meta do të paraqesë disa prova që sipas presidencës përbëjnë shkelje të kushtetutës nga ana e institucioneve në varësi të qeverisë.

Të fundit