Flash News

KRYESORE

Ish-ministri publikon dokumentet: 1 milionë Euro nga taksat për një takim me Macron

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thotë se takimi i Ramës me Presidentin Macron kushtoi 1 milion euro. Manjani shkruan në rrjetin social Facebook, se kompania “Rothschild & Cie” do konsultojë qeverinë se si të ulë borxhin, ndërkohë që borxhi u shtua me 1 milionë.  Nga një kërkim në google, thotë Manjani, te kjo kompani paska punuar Macron-i.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

1 milionë Euro nga taksat për një takim me Macron!

Kompania “Rothschild & Cie” do na konsultojë qeverinë se si të ulë borxhin!!! Se çfarë shkence është kjo që kërkon konsulencë, Rilindja e di!

Ndërkohë borxhi u shtua me 1 milionë...

Nga një kërkim në google, te kjo kompani paska punuar Macron-i...

Pas tenderit, bëhet takimi...

Hajde se po e pranojmë një takim për aq para, por a zgjidhi gjë?

Se mesa duket ju mbeti rekomandimi jo për BE, por për spital...

Të fundit