Flash News

KRYESORE

Ish-ministri publikon karikaturën e Donald Lu-së si Edi Rama dhe ironizon: Prodhuar me sugjerim të OPDAT dhe EURALIUS

Në vazhdën e sulmeve të ndërmarra nga Lëvizja Socialiste për Integrim ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, për sa i takon interpretimit të kushtetutës së re dhe reformës në drejtësi, bazuar te ekspertët e huaj që e kanë asituar, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka publikuar sot në faqen e tij në Facebook një karikaturë të ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu, në të cilën Lu-ja duket se ka në fytyrë një përzierme ndërmjet pamjes së tij dhe asaj të Edi Ramës.

“Këtë foto ma dërguan sot! Është prodhuar sipas sugjerimeve të OPDAT dhe EURALIUS...”, - ka qenë ironia e Manjanit, lidhur me përgjigjen që i dha ambasada amerikane disa ditë më parë një letre të Monika Kryemadhit, ku kjo e fundit i kërkonte një opinion lidhur me procedurën kushtetuesë së zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme.

Të fundit