Flash News

KRYESORE

Ish-ministri i qeverisë “Rama” kritikon Ambasadën Amerikane: Mësoni të rinjtë me pisllëqe

Ish-ministri i qeverisë “Rama” kritikon Ambasadën

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në mandatin e kaluar, kur në koalicion PS ishte me LSI-në ka kritikuar hapur Ambasadën Amerikane. Përmes një statusi në facebook, Manjani shkruan se aktivitete të ndryshme të organizuara nga ambasada po ndikojnë negativisht te të rinjtë shqiptarë. Manjani thekson se të rinjve nuk edukohen por i orientojnë drejt legalizimeve të drogave, apo drejtime të tjera të pista siç i cilëson ish-ministri.

“Martesat Gay; Eutanasia; legalizimi i drogave e pisllëqe të tjera si këto, po ju mësohen të rinjve!!! Ambasada Amerikane dhe Fondacioni Soros janë organizatorët e këtyre debateve tek të rinjtë.

Ky lajm u pëçua dje. Megjithë respektin që kam për organizatorët, nuk më duket aspak edukuese kjo gjë!

Të rinjtë kanë nevojë të edukohen duke vajtë në shkollë për të mësuar normalen, ose atë që është e rregullta dhe e ligjshmja!

Pra kanë më shumë nevojë të mbushin mendjen me dije e jo b.....! Po të më dëgjonin mua, ata të rinj që ftohen të marrin pjesë në mësimin e pisllëqeve, duhet të refuzojnë pjesëmarrjen! Ta refuzojnë, duke i falënderuar organizatorët për këtë “kontribut” të pa kërkuar! Më mirë të rrinë në kafene!”, shkruan Manjani.

 

Të fundit