Flash News

KRYESORE

Ish-ministri: Rama e pranoi vetë se ka shkelur Kushtetutën, propozoi një Gjeneral aktiv për detyrën e ministrit

Ish-ministri: Rama e pranoi vetë se ka shkelur Kushtetutën, propozoi

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, duke ju referuar letrave të bëra publike sot, thotë se kryeministri e pranoi më në fund vetë, se ka propozuar një Gjeneral aktiv për detyrën e Ministrit.

Në një status të publikuar në rrjetin social Facebook, Manjani shprehet se kryeministri do t’i duhet të japë llogari dikujt si e emëroi Zv. Ministër personin që nuk e bënte dot ministër në shkelje të Kushtetutës.

Postimi i plotë

Kush është dhunuesi i Kushtetutës?!

———————-

Karafil-Kryeministri e pranoi me në fund vetë, shkresërisht, se ka propozuar një Gjeneral aktiv për detyrën e Ministrit.

Për sqarim: sipas nenit 69.1/b të Kushtetutës, ushtarakët aktivë nuk lejohen as të kandidojnë për deputetë. Të zgjidhen jo e jo.

Nga ana tjetër neni 103.1 e Kushtetutës, barazon statusin juridik të ministrit me deputetin. Pra nëse nuk bëhesh dot deputet, nuk bëhesh as ministër.

Kjo është Kushtetuta!

Karafil-Kryeministri e pranoi se e ka shkelur këtë rregull të Kushtetutës, vetëm sot që propozon nxjerrjen e gjeneralit nga shërbimi aktiv!

Por nga ana tjetër do ti duhet ti japë llogari dikujt si e emëroi Zv. Ministër personin që nuk e bënte dot ministër në shkelje të Kushtetutës?!

E kujtoni sa helm ha hedhur gjithë këto ditë, për medemek “shkelje të Kushtetutës” nga Presidenti?! Nuk ka ndodhur vjet as para një muaji, por javën që kaloi.

Ja si u katandis Karafili! Mrekullia Kushtetuese e këtij vendi!

Dhunuesi më u madh i Kushtetutës e ligjeve të këtij vendi.

SPAK do të duhet të hetojë mirë këtë Kryeministër, praktika e punës e të cilit nisen dhe përfundon në injorim dhe dhunim total të Kushtetutës dhe ligjeve!

Nuk është vetëm çështja e marrëdhënieve emërim shkarkim, por ka gjëra të tjera që kanë sjellë pasoja të tënda, duke filluar nga tërësia territoriale e deri tek zhdukja e parave e pasurisë publike në mënyrë abuzive.

Të fundit