Flash News

KRYESORE

Ish-ministri: Rama u dërgon mesazhe në 11 të natës gazetarëve, u kërkon llogari për lajmet

Ish-ministri: Rama u dërgon mesazhe në 11 të natës

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, duke ju referuar kryeministri Rama tha se ai urren njerëzit që mendojnë dhe që flasin. Manjani ju referua përplasjes së Ramës me gazetaren Meta si dhe postimin që bëri kreu i qeverisë për gazetarin Jetmir Olldashi.

“Qeverisemi nga një njeri që urren patologjikisht cilin do që mendon dhe flet. Qoftë ky gazetar, qoftë ky pronar, qoftë ky ministër, qoftë politikan”, tha Manjani në emisionin ‘360 gradë’.

Ish-ministri tha gjithashtu se Rama u shkruan gazetarëve në 11 të natës dhe u kërkon llogari për lajmet. “I shkruan mesazh gazetarit në 11 të natës, çfarë e ke këtë lajm? Këtë e bën Edi Rama”, tha Manjani duke theksuar se “mos të çuditemi ose jemi në këtë situatë. Kemi një njeri i cili është patologjikisht i sëmurë nga fjala e lirë”.

Të fundit