Flash News

KRYESORE

Ish-ministri shqiptar për deklaratën e Ambasadës Amerikane kundër Ramës: Nuk u zhgënjyet për votën në OKB dhe drogat e forta...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, e cila shprehu zhgënjim për propozimin e Edi Ramës për president të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Manjani ironizon këtë deklaratë kur thotë se Ambasada Amerikane nuk u zhgënjye kur Rama votoi kundër presidentit Donald Trump në OKB, për drogat e forta në Shqipëri dhe lidhjet me Rusinë e Turqinë.

“Heu, qenka zhgënjyer Ambasada e USA me Ramën?! Për një deklaratë të tij që nuk gënjeu askënd. Po Ai votoi kundër Amerikës dhe nuk u zhgënjye Ambasada! Po për drogat e forta, investimet amerikane, futjen e biznesit rus e lidhjen e ngushtë me Turqinë?! Ka plot zhgënjime të pa thëna”, shkruan Manjani.

Të fundit