Flash News

KRYESORE

Ish-ministri socialist: Cakaj nuk ka këllqe për të qenë Ministër i Jashtëm

Ish-ministri i qeverisë së Fatos Nanos, Marko Bello ka komentuar deklaratën e zv.ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj për shkarkimin e diplomatëve.

Bello tha në emisioni “Arena” në Ora News se Cakaj nuk ka këllqe për të qenë Ministër i Jashtëm dhe se pas fshihet Edi Rama.

“Nuk ka këllqe për të qenë Ministër i Jashtëm. Me këtë nuk themi se nuk ka të drejtë të zgjidhet apo të zgjedhë, por në një sektor të vështirë si dipolacia duhet shumë kohë. Por kjo është përgjegjësi e kryeministrit. 

Unë ndoqa me vëmendje deklaratën e Cakajt sot dhe ishte më i qartë seç ishte në deklaratën e detyruar nga sektori i propagandës. Të dëgjosh ministren e Drejtësisë kur flet për mediat nuk del si ministre, por si zëdhënëse që i kanë dhënë të lexojnë atë që i kanë dhënë”, deklaroi Bello.

https://politiko.al/nga-vajza-e-paskal-milos-te-vellai-i-canit-dhe-motra-e-frangajt-lista-e-fshehte-e-gent-cakajt-per-spastrimet-ne-diplomaci/

Marko Bello

Të fundit