Flash News

KRYESORE

Ish-ministri sulmon Mimi Kodhelin: Gjaku i saj s’mund të pranohet, s’ka antidot që i bën derman

Ish-ministri sulmon Mimi Kodhelin: Gjaku i saj s’mund të pranohet,

Ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj sulmon hapur ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Duke iu referuar fushatës së një jave më parë për dhurimin e gjakut, fushatë ku morën pjesë politikanët shqiptarë, pjesë e së cilës ishte edhe Mimi Kodheli, Demiraj thekson se jo çdo lloj gjaku mund të pranohet.

“Gjakut që shkatërroi MM, që infektoi , helmoi, kanabizoi dhe shkatërroi çdo qelizë në Forcat e Armatosura dhe sot nuk ka antidod që t’i bëjë derman!!!”, shkruan Demiraj në një status në facebook.

“Ne Qendren Kombetare te dhurimit te gjakut, para disa ditesh dhuruan gjak disa politikane. Ky eshte nje veprim human i cdo qytetari shqiptar dhe sherben per te shpetuar jetet e njerezve ne nevoje.

Une mendoj qe detyra kryesore e tyre eshte qe ne radhe te pare te bejne politika dhe reforma per te permiresuar jeten e qytetareve, siguruar kushte me te mira jetese, pune, shkollimi dhe ndihme shendetesore, pasi ky eshte dhe qellimi kryesor per te cilen jane votuar deputetet dhe ministrat tane dhe jo per shoë mediatik!!

Per qendren e dhurimit te gjakut kisha nje sygjerim shume serioz, duhet te bejne selektimin e disa personave, pasi jo cdo lloj gjaku mund te pranohet.

Me gjithe perpjekjet e perditshme te Ministres se Mbrojtjes Znj Xhacka, per te sheruar sadopak FA, pasojat dhe demet jane akoma shume shume te medha, por ndryshimi sapo ka filluar.

Gjakut qe shkaterroi MM, qe infektoi , helmoi, kanabizoi dhe shkaterroi cdo qelize ne Forcat e Armatosura dhe sot nuk ka antidod qe ti beje derman!!!”, shkruan Demiraj.

Të fundit