Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ish ministri Tahiri nuk e rrezikon dot sistemin, as shefin e madh
Fitim Zekthi
Gjyqtari i njohur italian që i shpalli luftë mafies dhe që u vra prej saj, Paolo Borselino, është shprehur se mafia dhe politika janë dy pushtete në të njëjtin territor; ato ose bëjnë luftë, ose arrijnë një marrëveshje. Ajo që ndodhi me gjyqin ndaj ish ministrit Tahiri, tregoi haptas se sa thellë këto dy pushtete janë bërë bashkë në të njëjtin territor dhe çfarë marrëveshje të fuqishme ka pasur mes këtyre dy pushteteve.
Më e rënda është se, edhe pas një presioni gati dy vjeçar që kjo çështje të hetohej me themel, edhe pas vënies në qendër të gjithë opinionit publik lufta ndaj trafikut dhe krimit, lufta ndaj përfshirjes së krimit në politikë, këto dy pushtete po bëjnë të pamundurën që të mos nisin një luftë, po bëjnë të pamundurën që të rrinë bashkë në një marrëveshje të fshehtë dhe tinëzare.
Në vitin 2013 dy studiues të njohur italianë, Pinotti dhe Paolo, në librin “Krimi i organizuar, dhuna dhe cilësia e politikanëve”, dolën në konkluzionin se sot bashkëpunimi i krimit të organizuar me politikën dhe shtetin është aq i sofistikuar, aq i hollë, aq i ngushtë sa është e pamundur të kuptohet se ai (krimi) është kudo, ka korruptuar zyrtarë, ministra, oficerë, prokurorë etj.
Këta dy autorë thonë se sot krimi i organizuar nuk bën më “kërcitje” të mëdha, nuk vret politikanë, nuk vret gjeneralë apo ministra që gjithkush ta kuptojë ekzistencën e tij, si dikur. Sot krimi i organizuar është aq i organizuar sa nuk duket fare. Ai është shkrirë me njerëz, me vendimmarrjet e mëdha, brenda politikës, qeverisë.
Sipas tyre, vetëm kur ndodh ndonjë avari, ndonjë gabim ose ndonjë keqfunksionim, ndonjë rrjedhje në sistemin e rregulluar shkëlqyeshëm të krimit me politikën, ne mund të shohim se jetojmë në një realitet tjetër. Vetëm atëherë ne mund të kuptojmë se paskemi qenë në një gënjeshtër gjigande, se paskemi qenë të zhytur në llum dhe se politikanët e lartë janë vetë krerët e krimit. Pikërisht, kjo gjetje e dy studiuesve italianë vlen edhe në rastin tonë. Për katër vite me radhë qeveria shqiptare, Kryeministri Rama e shpalli ministrin Tahiri hero të luftës ndaj krimit, e shpalli ministrin Tahiri reformatorin që po shndërronte një Polici të korruptuar në “Policinë që duam”, e shpalli ministrin Tahiri njeriun që shkuli krimin, që shkuli drogën dhe trafikun.
Analistë, media, gazetarë, OJF, të gjithë ishin në funksion të asaj që thonë studiuesit italianë: të
ndërtonin një realitet ku t’i fshihnin publikut lidhjen e thellë të Policisë dhe të ministrit me drogën dhe krimin. Gjithçka dukej e mbyllur, në rregull. Denoncimet e opozitës sulmoheshin si denoncime të “dikujt që ka frikë nga reforma” dhe tërë makineria e analistëve dhe e gazetarëve rrekej të mbante gjallë këtë narrativë. U desh një avari, një rrjedhje, bash siç thonë Pinotti dhe Paolo, që të shihnim një realitet tjetër.
U desh një përgjim në makinën e dy trafikantëve shqiptarë në Itali që të shihnim se kishim të bënim me një ministër të dyshuar si pjesëmarrës në një grup të strukturuar kriminal, që bën trafik droge. U përmbys gjithçka nga një rrjedhje, nga një avari në sistem. Tani ministri është i arrestuar. Ai dyshohet jo më si njeriu që shkuli krimin dhe drogën, por si ministri që e mbolli vendin me hashash, kriminalizoi Policinë dhe vetë u vu në ndihmë të mafies.
E njëjta gjë, ndodhi edhe për ish ministrin, Fatmir Xhafaj. Ai mori në dorë Policinë, u shfaq si njeriu që do të rregullonte atë që ishte prishur. Media, qeveria, Kryeministri përhapën narrativën se tashmë mori fund policia e korruptuar. U fol se do të kemi veting për gjithkënd në Polici, krimi gjasme humbi çdo mbështetje. Për ministrin Xhafaj u ndërtua aureola se është i pakorruptueshëm, pa lidhje me krimin, i pashantazhueshëm. Çdo sulm që bënte opozita, duke i përmendur faktin që ka qenë hetues i kohës së diktaturës, kalonte me nënqeshje.
Çdo kritikë e opozitës se ai po mbante, po mbronte bandat në Elbasan apo Vlorë, ose po mbronte trafikantë diku tjetër, kthehej në objekt sulmi nga qeveria dhe njerëzit e saj në media, duke e cilësuar opozitën të pashpresë, që kërkon të pengojë integrimin apo se ka frikë nga reforma. Propaganda, sistemi që bënte këtë lidhje të fortë të krimit me politikën dhe bënte që të mos duket gjëkund krimi, pësoi një avari, pati një rrjedhje.
Doli një vendim gjykate, në të cilin vëllai i ministrit të Brendshëm ishte i dënuar në Itali për trafik droge. Ministri, sistemi krim-politikë, analistët e këtij sistemi, gazetarë të këtij sistemi thanë që kjo është gjë kot, ka 20 vjet që qarkullon, ministri nuk ka përgjegjësi për atë që bën vëllai.
Madje, sistemi krim-politikë, me anë të mënyrave që ka ai për të prodhuar narrativë, tha se mbrojtja e të vëllait është normale, se edhe Presidenti Klinton e kishte falur të vëllanë e dënuar për drogë. Sa absurde.
Sistemi krim-politikë e mbrojti ish-ministrin Tahiri, duke e lënë Prokurorinë të ketë të drejtë ta arrestojë pas 6 muajsh dhe më pas po ky sistem e mbrojti, duke e lënë në “arrest shtëpie.
Hetimet zgjatën dhe mbërritëm tek ajo ditë poshtëruese npër të gjthë vendin ku një trupë
gjyqtarësh të Gjykatës së Krimeve të Rënda pasi i kishin dhënë vetes nëntë ditë kohë (nga data 10 në datën 19) për të stdudiuar, analizuar, menduar dhe marrë vendimin për çështjen Tahiri u mbyllën në një zyrë dhe qëndruan nga ora 16.00 kur njoftuan se do të shpallnin vendimin deri afër 22.00. Për 6 orë me radhë këta gjyqtarë bënë diçka që nuk e ka parë kurrë Shqipëria në këto 30 vite, bënë diçka që nuk ka parë asnjë gjykatë në Guatemala apo në Kolumbi, në Panama apo në Meksikë, vende ku krimi dhe trafiku bëjnë kërdinë. Ata për turpin e tyre nuk shpallnin dot një vendim për një çështje që e njihnin me milimetra sepse kishin kohë që e shqyrtonin. Ata u përfshinë në lojën e llogarive dhe në marrje - dhënien e kodeve bash si në ditët më të poshtra të mafies. Në fund ndodhi ajo që ishte bërë e qartë. Ndodhi që mafia dhe politika dëshmuan paqen mes tyre në të njëjtin territor.
Në këtë moment nuk ka dhe nuk mund të ketë kurrë një çështje ‘Tahiri’, nuk mund të ketë as çështje ‘Xhafaj’, as çështje ‘Valdrin Pjetri’ apo ‘Mark Babani’ etj. Në këtë pikë ka vetëm një çështje. Çështja “Rama”.
Tërë ky mekanizëm funskionion si një system i gjallë, është i organizuar, ka vendimarrje të llogaritur, çdo qelizë kryen detyrën e saj dhe asnjëra prej tyre nuk mund të lejohet që të që të rrezikojë sistemin. Sistemi ka vetëm një qëllim: të sigurojë mbijetesën dhe të shumohet me elementët e vet në mënyrë që të bëjë edhe më të sigurt mbijetesën. Kështu që gjyqi ndaj Tahirit është një process i kontrolluar nga ky system, jo për ta rrezikuar sistemin, por për ta mbajtur gjallë atë. Në krye të këtij sistemi është “shefi I madh”. Në qoftë se shefi i madh sistemi futet në krizë. Çdo synim për të rrëzuar këtë sistem duhet të kalojë nga synimi për të rrëzuar shefin e madh. Rrugët e tjera janë gjëra kot.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38