Flash News

KRYESORE

Ish-ministri Ylli Manjani tërhiqet nga politika, i përkushtohet tërësisht profesionit të tij

Ish-ministri Ylli Manjani tërhiqet nga politika, i përkushtohet

Me një karrierë të gjatë në politikë, ish-ministri i LSI-së, Ylli Manjani ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga politika duke i'u përkushtuar tërësisht profesionit të tij si avokat.

Teksa ka  ndarë lajmin publikisht në mediat sociale, Manjani bën me dije se të gjitha angazhimet e tjera do kalojnë në plan të dytë, megjithatë ai shprehet se për ndonjë temë do të japë opinionin e tij.

Reagimi i Plotë i Ylli Manjanit:

Përshëndetje,

Që sot e ne vijim do ti përkushtohem tërësisht Avokatisë. Punonjësit e Qëndrës së Shërbimeve (djali në sportelin nr 3) më ndihmuan të pajisem me NUIS (NIPTI).

Kam ndërmend të fokusohem tek këshilla ligjore për çdo kënd që ka një problem me shtetin.

Së bashku me një ekip partnerësh punëtorë e të mënçur do mundohemi të bëjmë më të mirën tonë. Të vëmë në dispozicion gjithçka dimë në funksion të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

Sa i takon angazhimeve të tjera, me të cilat jemi njohur deri më sot, kalojnë të gjitha në plan të dytë. Që do të thotë se ndonjëherë për ndonjë teme që ma ka qejfi dhe ma lejon koha, mund të shpreh ndonjë mendim.

Politika tashmë ka zgjedhur "punonjësit" e saj, të cilëve ju uroj veç të mira! Të jenë sa më shumë të sinqertë dhe të luajnë sa më pak teatër për llogari të shefave të tyre!

Për çështje të zbatimit të ligjit apo të funksionimit të drejtësisë do jem gjithnjë i gatshëm dhe në dispozicion.

Shumë faleminderit për komentet tuaja nëpër statuset e mia!

Jemi në kontakt në vijim, me statuse, komente e mendime të tjera.

Të fundit