Flash News

KRYESORE

Ish-ministri tregon për bisedën e zhvilluar në kafe me ambasadorin: Negociatat mund të mos hapen si penalizim ndaj Ramës, mbrojti Tahirin

Ish-ministri tregon për bisedën e zhvilluar në kafe me

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka treguar për bisedën që ka zhvilluar me një prej ambasadorëve të shteteve të fuqishme brenda Bashkimit Europian. Mustafaj tregoi se në një prej kafeve të Tiranës, ambasadori i ka thënë se Shqipërisë mund të mos i hapen negociatat si një penalizim ndaj kryeministrit Edi Rama.

Sipas fjalëve të ambasadorit, disa shtete të BE-së janë të pakënaqura me faktin se qeveria e Ramës iu bë mburojë ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili po hetohet për përfshirje në trafikun e drogës.

“Negociatat mund të mos hapen vetëm pse Saimir Tahiri nuk është në burg, si një penalizim ndaj kryeministrit. Janë vende shumë të rëndësishme që u ka peshë fjala dhe mund të vendosin veton. Saimir Tahiri po i bëhet barrë Shqipërisë. Sjellja që ka Edi Rama dhe qeveria, për ta marrë nën sqetull Tahirin, po i bëhet barrë Shqipërisë”, u shpreh Mustafaj.

Pyetjes së gazetares së ‘News 24’ nëse ky fakt i është i bërë i ditur Ramës nga vetë ambasadorët, Mustafaj kërkoi të mos komentonte për shkak të konfidencialitetit të bisedës.

Përplasja në Kuvend, Besnik Mustafaj: Kam simpati për Bushatin, por është e patolerueshme sjellja e tij

Të fundit