Flash News

KRYESORE

Ish-ministri zbulon udhëzimet që i jepte kryeministria për kanabisin: Nuk ekziston...

Ish-ministri zbulon udhëzimet që i jepte kryeministria për

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka bërë deklarata të fora sa i përket kanabizimit të vendit. Manjani zbuloi se strategjia që i jepte kryeministria ishte se ky fenomen nuk ekziston.

Manjani tha se kanabizimi i vendit është projekt politik dhe për këtë dh dhe arsyet.

“Ishte strategji e kryeministrisë që ndaj këtij fenomenti të jetë ky reagim: Nuk ekziston, janë ca që merrena atje dhe...

Nuk janë ca fshatar që janë marr me këtë punë. Ky është një projekt politik, nga A-ja tek Zh-ja. Projekt politik me dy qëllime. E para, për tu mbyll gojën njerëzve që donin lekë xhepi për të mbajtur familjen, kjo është e dukshme se s’ka asnjë investim në terren. Nuk është Shqipëria si Tirana. Në lumin e Vlorës çfarë mund të bëj njeriu, ha pula strall. U analizua mirë efekti Lazarat, kjo ka ndodh në qeveria atë kohë. Pse Lazarati voton 100% Partinë Demokratike? Dhe pse njerëzit tanë, nuk na votojnë ne 100% por ndahen. Kështu bëhej kjo analizë. Pse Saliu në Lazarat fiton gjithmonë dhe nuk hynë askush tjetër dhe në zonat tona ne duhet të bëjmë fushatë?

Atëherë u mendua që të përhapet loja e Lazaratit. Kështu ndodhi”, deklaroi Manjani në emisionin “opinion”.

Të fundit