Flash News

KRYESORE

Ish-ministrit të PD i vdes vjehrri, apelon të afërmit: Mos ejani në varrim, koha kërkon të ndryshojmë zakonet

Ish-ministrit të PD i vdes vjehrri, apelon të afërmit: Mos ejani

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ‘Berisha’, Eduard Halimi njoftoi përmes rrjeteve sociale se ka humbur vjehrrin e tij në moshën 86-vjeçare.

Përpos lajmit të trishtë, Halimi njofton të afërmit që në këto kohë të vështira që po kalon jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota për shkak të përhapjes së virusit të ri Covid-19, që të mos jenë të pranishëm në ceremoninë mortore, rite që do të zhvillohen në një moment tjetër, pas kalimit të kësaj gjendjeje.

“Pas një semundje tê gjatë ndroi jetë në moshë 86 vjecare Marku Kilica, babai i bashkëshortes sime.

Ai ishte nipi i Tonç Kilicës, Kryetarit të Parë të Bashkisë Fier i cili dhe ngriti flamurin ne Fier, vëllai i heroit Janaq Kilica, vellai i Vilson Kilicës, piktorit të popullit dhe pasardhës i shumë patriotëve të tjerë në qytetin e Fierit. Marku studioi për Inxhinieri në Kinë dhe gjithë jeten ia perkushtoi ndertimit dhe drejtimit si Kryeinxhinier i Azotikut ne Fier. Ai u martua me Klaren dhe solli ne jete dy vajza, Holtën dhe Lean, bashkeshorten time!

Te dashur miq, shoke e te aferm,

Une e di se ne kushte normale secili prej jush do donte te ishte bashke me ne, me familjen tone, qe te na gjendeshit ne kete dite shume te trishtuar per te gjithe ne, ashtu si dhe ne ju jemi gjendur. Por ne kushtet ne te cilat ndodhet vendi, pandemine e CoronaVirus, gjithe familja jone e mirekupton plotesisht pamundesine tuaj sipas rastit per te marre pjese ne ceremonine e sotme mortore tek Alba 2000 prane Medresese ne Tirane dhe funeralin qe nis ne oren 12.00 per ne varrezat e Sharres!

Koha kerkon qe te ndryshojme zakonet tona shekullore dhe ne te gjithe ju mirekuptojme per kete! Shendeti juaj dhe i familjarve tuaj eshte para se gjithash dhe mbi te gjitha!

Te gjitha ritet sipas zakonit, vizitat pas mortore dhe dreka perkujtimore do te zhvillohen ne nje moment tjeter pas kalimit te situates me CoronaVirus.

Ju falenderojme shume per mesazhet tuaja! Ne emrin tim dhe te gjithe familjes se bashkeshortes sime!”, shkruan Eduard Halimi në rrjetet sociale.

Të fundit