Flash News

KRYESORE

Ish-Ministrja e Arsimit 'inspekton' Lindita Nikollën me një tabelë 13 faqëshe: Ja shkeljet e detajuara  

Ish-Ministrja e Arsimit 'inspekton' Lindita Nikollën me një

Ish ministrja (teknike) e Arsimit, Mirela Karabina ka hartuar një tabelë mbi 10 faqe ku detajon vonesat në daljen e akteve nënligjore të ligjit për Arsimin e Lartë dhe shkelje të tjera të ministres aktuale, Lindita Nikolla. Sipas Karabinës, Nikolla ka shkelur Kushtetutën disa herë duke nxjerrë udhëzime, si dhe ka penguar funksionimin normal të universiteteve. Aktet nënligjore duhet të kishin dalë 9-12 muaj pas miratimit të ligjit, thekson Karabina. Kujtojmë se ligji i Arsimit të Lartë është miratuar në vitin 2015.

Më poshtë shkrimi dhe tabela e ish-ministres së Arsimit:

 Reforma e Arsimit të Lartë, e artikuluar nga qeveria si "skemë e re financimi dhe shërbimesh”, ka qënë lajtmotivi i “sukseseve” të arritura në arsim. Realisht, reforma ka mbetur në trajtën e një retorike të dëmshme, çoroditje e organizuar e Institucioneve të Arsimit të Lartë. Për të justifikuar problematikën mbi paligjshmërinë që ka mbërthyer Instuticionet e Arsimit të Lartë, të krijuar nga nga ajo vetë, ministrja e Arsimit, largon vëmendjen nga problemet themelore të Arsimit me artifica dhe retorikë boshe.

Arroganca e pushetit i ka dhënë ‘magjinë” e interpretimit të ligjit dhe jo zbatimit të tij.

Këtë e shpjegon më së miri hyrja në fuqi e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor 80/2015, dhe sipas përcaktimeve respektive të po këtij ligji, duhej të kishin dalë aktet nënligjore për zbatueshmërinë e tij, (nëntë muaj) maksimalisht dymbëdhjetë muaj pas hyrjes në fuqi, në mënyrë që universitetet të përmbushin detyrimet e tyre. Përgjegjësia është direkte e ministrisë përgjegjëse për arsimin. 

Si rezultat i mungesës së akteve nënligjore, nxjerrja e udhëzimeve të herë pas hershme nga ministrja përgjegjëse për Arsimin, jo në frymë të ligjit, por në kundërshtim me të dhe në shkelje të Kushtetutës, ka penguar tërësisht Instuticionet e Arsimit të Lartë të përmbushin  detyrimet e tyre, ka forcuar më shumë centralizimin e tyre duke mos lejuar pavarësinë, zhvillimin dhe rritjen e Instuticioneve të Arsimit të Lartë, publike dhe jopublike.

'Magjia djallëzore' drejt një realiteti imagjinar nuk ka fuqinë të sfidojnë faktet, të cilat dëshmojnë për situatën jonormale të ligjshmërisë në Institucionet e Arsimit të Lartë.

Mungesa e akteve nënligjore dhe VKM-ve (paraqitur në tabelën e mëposhtme) për zbatueshmërinë e neneve përkatëse të ligjit është tronditëse. Fjalët janë të tepërta.

Si mund të justifikohet kjo papërgjegjshmëri? Përse mungojnë këto akte që e bëjnë të pazbatueshëm këtë ligj, duke vënë në vështirësi mirëfunksionimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë? Cili është qëllimi i vërtetë i vonesës së tyre?

Në një situatë të tillë është paradoks i madh të flasësh për cilësi, rankim, akreditim.

Ministria e Arimit ka detyrimin instuticional dhe moral para familjeve shqiptare, në mënyrë transparente, të japë shpjegime. Por, në fakt, jo vetëm që nuk kemi shpjegime por fajësime, jo zbatim të ligjit por interpretim të tij. Arroganca e pushtetit ka kaluar kufijtë e imagjinatës.

Kjo nuk mund të ndodhë në një vend të hapsirës europiane, së cilës ministrja e Arsimit, herë-herë, i referohet duke e përdorur si “make-up” për të “fshehur” zullumin.

Sigurisht, mendimi i palogjikshëm të çon në fantazi çoroditëse. Dhe, kostoja e kësaj fantazie është paligjshmëria në Arsimin e Lartë, që në mënyrë paradoksale stimulohet nga politikat qeverisëse.

TABELA

Politiko_Aktet nenligjore pdf

 

Të fundit