Flash News

KRYESORE

Ish-ministrja e Integrimit: Çfarë do të bëja unë në vend të atij që e quan veten ministër i Jashtëm në detyrë

Ish-ministrja e Integrimit: Çfarë do të bëja unë

Ish-ministrja e Integrimit dhe ish-deputetja e LSI-së Klajda Gjosha, e ftuar në “Real Story”, është shprehur se votimi i parlamentit holandez për rikthimin e vizave për shqiptarët është provë e qartë se institucionet shqiptare kanë dështuar në marrëdheniet me institucionet e vendeve të tjera.

“Në vend të Cakajt, që e quan veten ministër i Jashtëm në detyrë, unë nuk do të jepja intervista në News24 dhe ABC News, por do i kisha hipur avionit dhe do shkoja në Holandë për të diskutuar për problemin”, shprehet Gjosha.

Më herët, Gjosha është shprehur se krimi dhe numri i lartë i azilkërkuesve nga Shqipëria po destabilizojnë edhe vendet e tjera.

“A ka ministri i Jashtëm dhe i Brendshëm një axhendë konkrete? Axhenda integruese e Shqipërisë duhet të jetë mbi çdo axhendë”, është shprehur Gjosha, në një deklaratë për media.

Të fundit