Flash News

KRYESORE

Ish-ministrja e Integrimit humb njeriun e shtrenjtë të familjes: Për mua koha ka ndalur, shpirti është vrarë

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka humbur njeriun e shtrenjtë të familjes, babain.

Lajmin e trishtë, zyrtarja e LSI e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, ndërsa bën edhe një dedikim prekës për të atin, që u nda nga jeta disa orë më parë.

“Dua të të kujtoj kështu siç je këtu, ne ditën më të lumtur te jetës tende. Sot fatkeqësisht ti ke bërë eklips në zemrën time. Për mua koha ka ndalur dhe shpirti është vrarë aq shume sa nuk di se si do arrij te shërohet. Ti je heroi im, modeli me i mirë që un mora në jetë. Jam krenare për ty babi im. Zot sa më mungon, edhe pse ke vetëm pak orë që je ndarë nga kjo jetë”, shkruan ish-ministrja në rrjetet sociale.

Të fundit