Flash News

KRYESORE

Ish ministrja serbe në Kosovë tregon arsyen pse u shkarkua nga detyra, sipas saj

Ish ministrja serbe në Kosovë tregon arsyen pse u shkarkua nga detyra,

Ish ministrja serbe në Kosovë, Vesna Mikiç u shkarkua nga detyra nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Mikiç ka thënë se shkarkimi i saj ka ardhur pasi kreu i qeverisë nuk dëshiron të ketë serbë në institucione, që mendojnë me kokën e tyre.

Ajo është shprehur se nga institucionet e Kosovës po largohen serbë që nuk dëshirojnë të jenë vetëm dekor në institucionet e këtij vendi.

Ramush Haradinaj e ka shkarkuar Vesna Mikiç vetëm një ditë pasi ajo foli kundër sulmeve të NATO-s të kryera para njëzetë vitesh, në kohën kur Serbia vrau mbi dhjetë mijë njerëz, dëboi më shumë se një milion shqiptarë nga Kosova dhe dogji gjysmën e Kosovës.

Të fundit