Flash News

KRYESORE

Ish-ministrja teknike e PD kandidon në KQZ-në e re, batuta në komision: Kryetar thuaj ‘ti vlen!’, Alket fol me Ramën

Ish-ministrja teknike e PD kandidon në KQZ-në e re, batuta në

Ish-ministrja teknike e Financave në 2017-ën, Helga Vukaj ishte një nga kandidatët që u prezantua para komisionit të Posaçëm për përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së së re.

Në seancën e sotme për 12 pozicione u prezantuan 53 kandidatët e kualifikuar, mes tyre edhe ish-ministrja teknike.

Ajo ka aplikuar për të gjitha pozicionet, si komisioner, nënkomisioner, rregullator dhe KAS.

Pas prezantimit të eksperiencave të saj, anëtarët e komisionit kanë shkëmbyer batuta mes tyre.

Alket Hyseni: Duhet të jemi të nderuar për një kandidaturë të tillë, e njoh personalisht, i shpreh mirënjohjen për aplikimin. Është një kandidaturë e kompletuar që do i bënte nder kujtdo nga këto institucione. Ndoshta edhe një thirrje për kolegun e opozitës

Myslym Murrizi: Oerdi s’ka të drejtë vote, po e votojmë unë me Mondin dhe po e cuajmë punë të kryeme punën e Helgës. Po qe dakord partia juaj, Alket fol më Ramën, ne dakord jemi, se kjo nga partia jonë vjen. E njoh herët unë nga është, e njoh herët.

Oerd Bylykbashi: Ka një rekord shërbimi që edhe kolegët e tjerë e kanë parasysh

Myslym Murrizi: Kryetar, thuaj ti vlen

Damian Gjiknuri: Unë do të jap një eksperiencë nga jeta ime. Isha në një pozicion dhe thanë të gjithë “Po”. Thanë ky kaloi tani po të hedhim të tjerët në votë të fshehtë dhe si përfundim asnjë votë nuk mora.

Anëtarët e komisionit janë Damian Gjiknuri, Adnor Shameti dhe Alket Hyseni nga socialistët, opozita parlamentare nga Myslym Murrizi dhe Edmond Stojku dhe nga opozita jashtëparlamentare Oerd Bylykbashi.

Të fundit