Flash News

KRYESORE

Ish-negociatori i BE-së në Rambuje propozon marrëveshje Shqipëri-Serbi për Kosovën

Ish-negociatori i BE-së në Rambuje propozon marrëveshje

Ish-negociatori i Bashkimit Evropian në bisedimet e paqes në Rambuje, austriaku Wolfgang Petritsch ka propozuar një marrëveshje midis Shqipërisë dhe Serbisë për çështjen e Kosovës.

Në intervistën e dhënë për ‘Deutsche Welle’, Petritsch nuk ka dhënë më shumë detaje rreth kësaj marrëveshje dhe çfarë duhet të përmbajë, por ai kërkoi që Tirana të mos mbajë vetëm anën e Prishtinës.

“Kryeministri i Shqipërisë është dukshëm i interesuar për të gjetur një zgjidhje. Ai ka një marrëdhënie të mirë me Vuçiç. Është diçka bashkëkohore. Mendoj se kjo mund të jetë shumë e dobishme. Shqipëria nuk duhet thjesht të mbajë anën e Kosovës. Sipas mendimit tim, do të ishte avantazhuese nëse Beogradi dhe Tirana do të arrinin një marrëveshje. Kjo jo pa konsultimin me të tjerët, sigurisht. Do të kishte efekt motivues, Shqipëria mund të luajë një rol të rëndësishëm”, ka deklaruar diplomati austriak.

Wolfgang Petritsch ka kërkuar gjithashtu nga Brukseli që të shfrytëzojë gatishmërinë e presidentit Aleksandar Vuçiç për të nisur një diskutim të brendshëm për Kosovën.

“4 vs 4”, Tirana-Podgorica-Prishtina-Shkupi vihen në lëvizje pas takimit të Beogradit; Shqipëria kërkon hyrjen në lojë të vendit të BE-së

Të fundit