Flash News

KRYESORE

Ish-nënkancelari austriak: Qeveria duhet të dialogojë me opozitën. Dakord me tezën 'stabilokraci kundër demokracisë'

Ish-nënkancelari austriak: Qeveria duhet të dialogojë me

Liridon Cecja/ Politiko.al

Z. Busek, në disa vende të Ballkanit, si në Shqipëri, Serbi dhe Mal të zi, opozita dhe shoqëria civile janë hedhur në protesta kundër qeverisë duke e akuzuar si të korruptuar. Çfarë mendoni për këto lëvizje?

Erhard Busek: Si demokrat unë gjithnjë i marr shumë seriozisht protestat dhe, qartësisht, qeveritë e të tria vendeve nuk pranojnë të dialogojnë me protestuesit, gjë e cila është e nevojshme për të arritur një pakt, apo për t'u marrë vesh dhe për t'u fokusuar te problemet reale. Nëse nuk bëhet kjo do të jetë gjë e keqe për zhvillimin demokratik. Nëse reagimi i qeverisë është autoritarist, protestuesit do të shkojnë edhe më tej në veprime kundër qeverisë.

Analistët politikë, gjithnjë e më shumë, i mëshojnë tezës se BE është e fokusuar në promovimin e stabilitetit në rajonin e Ballkanit, dhe jo në konsolidimin e demokracisë. Ju si mendoni?

Erhard Busek: Nuk e kanë gabim! Personalisht jam i bindur se BE do t'i pranojë së shpejti të gjitha këto vende, sepse kjo do të ishte mbështetje e demokracisë. Stabiliteti ndonjëherë është një çështje shumë relative: është shumë i mirë, por jo e vetmja zgjidhje.

Ka gjithnjë e më shumë diskutime rreth çështjes së ndryshimit të mundshëm të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës. Çfarë mendoni rreth kësaj dhe, a do ta dëmtonte kjo të ardhmen europiane të rajonit?

Erhard Busek: Ndryshimet e kufijve janë gjithmonë të mundshëm. Kanë ndodhur shpesh në shekullin 20. Pse jo tani? Unë mendoj se duhet t'i heqim qafe të gjitha ato pika problematike në Ballkan. E ardhmja europiane e rajonit është e dëmtuar nëse qeveritë, parlamentet, partitë dhe shoqëritë nuk lëvizin në rrugën e duhur.

Të fundit