Flash News

KRYESORE

Ish-nënkryetari i FRESSH dhunohet me dorezë hekuri, u përpoq të ndihmonte një grua

Ish-nënkryetari i FRESSH, Juxhin Çela është goditur me dorezë hekuri nga disa të rinj pasi ishte përpjekur të ndihmonte një grua. Çela sqaron se gruaja pasi ishte përplasur verbalisht me grupin e të rinjve, është shtyre prej tyre në tokë. Ai thotë se instinktivisht vrapoi për të ndihmuar gruan, por një prej të miturve e goditi me dorezë.

Reagimi i Juxhin Çelës:

Dje pak para mesnate shikoj nje grua ne moshe qe po konfliktohej me nje grup te rinjsh te cilet e rrezuan ne toke pas perplasjes verbale, instiktivisht sapo perballem me kete skene perpara meje menjehere vrapoj per te ndihmuar gruan ne nevoje dhe ndare palet e perfshira ne konflikt, por nje i mitur shqiptar aty kishte doreze hekuri dhe me goditi.

Ndjej se bera aktin e duhur pertej se familjet qe nuk edukojne femijet e tyre me vlerat bazike per te jetuar ne komunitet jane nje realitet dhe kjo do me sjelli 10 dite me regjim shtrati.

Kete sqarim e bej per te shmangur telefonin e prishur, faleminderit kujtdo qe me ka uruar sherim.

Të fundit