Flash News

KRYESORE

Ish-nënkryetari i Kuvendit: Milionat për ‘Agon Channel’, Edi Rama t’i paguajë nga xhepi i tij

Ish-nënkryetari i Kuvendit: Milionat për ‘Agon Channel’,

Ish-nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka thotë se mbi 110 milionë euro që Francesco Becchetti fitoi ndaj Shqipërisë, duhet t’i paguajë nga xhepi vetë kryeministri Edi Rama. Zyrtari i lartë i PD-së thekson se shqiptarët nuk duhet të zhyten në borxhe për çdo akt të një ‘diktatoruci të çmendur’.

“110 milionë eurot e Agon Channel duhet t’i paguajë nga xhepi i tij Edvin Rama. Nuk mund të vazhdojnë të zhyten në borxh e të paguajnë me taksat e tyre shqiptarët për çdo akt të një diktatoruci të çmendur. Çdo ditë paguajmë për të mbushur me PPP-të xhepat e pesë oligarkëve dhe pesë hajdutëve të “rilindjes” më Ramën në krye. Tani të paguajmë dhe “taksën e cmendurisë”, shkruan Paloka.

Biznesmeni italian raportohet të ketë fituar gjyqin ndërkombëtar kundër Shqipërisë, pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për t’i mbyllur në mënyrë arbitrare televizionin. Shuma mund të jetë më e lartë se 140 milionë euro.

Të fundit