Flash News

KRYESORE

Ish-partneri në biznes akuzon deputetin: Fitove para duke mashtruar 927 qytetarë për vizat

Ilir Krasniqi partneri në biznes i deputetit Milaim Zeka, ka akuzuar publikisht deputetin e Kuvendit të Kosovës, se ka marrë para nga biznesi i tyre për mashtrimin me viza të 927 kosovarëve.

Gazmend Halilaj avokati i Zekës, ka deklaruar sot se Zeka nuk ka pranuar të marrë asnjëherë para nga biznesi i mashtrimit të kosovarëve.

Por, avokati është kundërshtuar nga partneri i Zekës Ilir Krasniqi, i cili  e ka akuzuar deputetin në një lidhje telefonike në Frontal të T7.

Ish-partneri i Zekës ka deklaruar se deputeti ka marrë vetëm përmes xhirollogarisë së tij bankare rreth 30 mijë euro. “30 mijë euro diku i ka pranuar përmes xhirollogarisë së tij bankare”, ka deklaruar Krasniqi.

 

Të fundit