Flash News

KRYESORE

Ish-polici kundër Artan Hoxhës: Nuk janë paguar 300 mijë euro për ekzekutimin e Malkos

Ish-polici kundër Artan Hoxhës: Nuk janë paguar 300 mijë

Gazetari Artan Hoxha deklaron se për vrasjen e ish policit Santiago Malko, në 27 gusht të këtij viti, ekzekutuesit janë paguar rreth 300 mijë euro. Sipas tij, nga hetimet atentatorët janë të njëjtë, ata që qëlluan dhe mbi të fortin e Vlorës, Edison Harizaj.

“Ekzekutorët që kanë qëlluar Santiago Malko, janë po ata që kanë qëlluan mbi Edison Harizaj. Janë vrasës profesionistë, më atë jetojnë. Ai kryen një vrasje, paguhet për atë. Në rastin konkret, ky është një atentat që dyshohet të jetë paguar 300 mijë euro, duhej me se s’bën të vritej. Është tentuar dhe në prill, por policia ka ndërhyrë”, sqaron Hoxha.

Aleks Hajdari, kryetari i Shoqatës së Punonjësve të Policisë në Lirim 2013, kundërshtoi Hoxhën, duke duke u shprehur se “300 mije euro eshte vlere shume e madhe per te paguar per Santiago Malkon”.

Të fundit