Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ish-politikani gjerman apel liderëve: Kapeni shansin me konferencën për Ballkanin Perëndimor
Konferencë për Ballkanin - e pastaj? Nganjaherë disa thumbues që qesëndisin nuk e fshehin dot, se nuk kanë ç'të thonë. Që frazat e tyre kanë të njëjtat formula nuk e bën përmbajtjen e tyre më interesante.
Sepse ka ngjarje, nga të cilat shohim befas të shfaqet një potencial i ri veprues për çështje të vjetra. E një ngjarje e tillë mund të na çojë në një moment të papritur kthese të historisë e të na tregojë një kapitull të ri të së ardhmes së përbashkët. Konferenca e Ballkanit në Berlin më 29 Prill ka potencialin të jetë një ngjarje e tillë.
Asnjëherë nuk kanë dërguar një ftesë të përbashkët më parë tek krerët e Ballkanit Perëndimor me qëllim që të flitet hapur dhe me përgjegjësi për të ardhmen tonë të përbashkët dy kombet më të mëdhenj, më të rëndësishëm e më pranë gjeografikisht Ballkanit, Gjermania dhe Franca. Po t'i hedhim sytë tek e shkuara jonë, shohim në shekullin e 20-të humnera dhe katastrofa, që e kaluan masën e aftësisë sonë përfytyruese. Një dhimbje e pafund iu shkaktua popujve tanë dhe popujve të tjerë.
Asnjë diktaturë nuk e mposht dot idenë e lirisë
Nga mesi i shekullit të 20-të ne në Europë po përpiqemi me sukses të ndryshueshëm për të kuptuar shkaqet politike për një epokë të tillë çnjerëzore dhe për të ndërtuar për kontinentin një të ardhme, ku çdo qytetar ka të drejta të patjetërsueshme kundrejt shtetit dhe komunitetit, e ku kombet janë të lira, të pavarura, mbi bazën e shtetit të së drejtës. Në të njëjtën kohë, ky kontinent përmes integrimit të kombeve të veçanta është rikonfiguruar, me qëllim që të mbijetojë ekonomikisht e kulturalisht në kohët e globalizimit kundrejt kontinenteve e fuqive të tjera. Kjo përpjekje ka çuar në Europë në një bashkim vullnetar të demokracive parlamentare, unikale në historinë e njerëzimit dhe me suksese të mëdha.
Shpërbërja e perandorisë sovjetike ishte pasoja e asaj që me kohë asnjë perandori, asnjë sistem ideologjik, asnjë diktaturë megjithë gënjeshtrën, fallsifikimin e historisë, çimentimin e pushtetit dhe skllavërimin e njeriut nuk mund ta mposht dot idenë e lirisë. Kështu u përhap ideja e lirisë në Bashkimin Sovjetik, drejt Gjermanisë lindore, Europës Lindore deri në Azinë Qendrore dhe Lindore. Ajo bëri që Gjermania të bashkohej pa dhunë. Liria jonë dhe siguria u garantua nga NATO, aleanca e fuqishme euroatlantike.
Rruga fatale e ish-Jugosllavisë
Vetëm ish-Jugosllavia mori një rrugë tjetër, një rrugë fatale. Kreu i Jugosllavisë së atëhershme, Slobodan Milošević, që donte të sundonte me diktaturë në Beograd edhe pas dështimit të idesë komuniste, përdori një ideologji të re: Sundimin e popullit serb mbi të gjithë të tjerët në Ballkan. Nga të dyja rajonet erdhën qindra mijëra refugjatë në Europë dhe në botë, kështu që u bë e pashmangshme lufta për stabilitetin e perëndimit dhe lindjes.
Vetëm rrëzimi i tiranëve dhe ndihmësve të tyre mundi të hapte rrugën për shtete të reja e të pavarura në Ballkan. Tani popujt e Ballkanit Perëndimor presin shansin e tyre të hyjnë në Europë. Këtë rrugë Europa e hapi me konferencën e BE në Selanik në vitin 2003.
Luftëra ideologjike në Ballkan
Por sot gjendja është serioze, sepse në këto vende ende zhvillohen luftëra ideologjike. Milorad Dodik, një nga presidentët e sotëm të Bosnje-Hercegovinës, që mban fort një entitet, Republikën Srpska, kërcënon prej vitesh që të shkëputet nga Bosnje-Hercegovina dhe të krijojë një shtet më vete.
Në këtë përpjekje ai punon ngushtë së bashku me partinë nacionaliste të kroatëve, HDZ duke e mbështetur fort kreun e kësaj partie, Dragan Čović, në përpjekjen për të krijuar një etnitet të tretë në Bosnje-Hercegovinë, me synim përçarjen e mëtejshme të federatës. Qëllimi është që rajonet e federatës që banohen me shumicë nga kroatë, në plan afatgjatë t'i kalohen Kroacisë. Edhe nacionalistët në Kroaci luftojnë në Parlamentin Europian dhe Kroaci për këtë qëllim.
Perëndimi duhet të veprojë – jo kufij të rinj
Ajo që po ndodh aty nuk duhet të nënvlerësohet nga perëndimi si „retorikë", por ai duhet të veprojë. Aty ku nuk respektohen sinjalet e politikanëve më të lartë europianë dhe institucioneve në Bosnje-Hercegovinë, në bazë të Marrëveshjes së Dejtonit, duhet që bashkësia ndërkombëtare të ndërhyjë.
As negociatat që zhvillohen prej kohësh mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet asnjëherë të çojnë në vendosje të reja kufijsh në bazë të kritereve etnike. Do të priten edhe njëherë mijëra refugjatë si në vitin 1999? Pas gjithë asaj që ka ndodhur, propozime të tilla duhet të lihen mënjanë si ide të vjetëruara të „pastrimit etnik". Ambicie të grupeve të caktuara për ndarje të tjera në rajonin e Ballkanit sipas „kritereve etnike", duhet që të përjashtohen në të ardhmen njëherë e përgjithmonë, sepse në këtë rajon nuk duhet të përsëriten kurrë më luftërat e viteve 90-të.
Problemet e prekura më lart prekin edhe të ardhmen e vendeve të tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Në këtë pikë duhet parë rajoni si i tërë dhe jo të mendohet e veprohet në mënyrë izolacioniste. Shteti ligjor në vendet e Ballkanit Perëndimor ashtu si edhe tek ne duhet të ketë prioritet kryesor –forcimin e bazës demokratike dhe zhvillimin e mëtejshëm në drejtim të ndarjes së pushteteve dhe mbështetjen e shtetit ligjor.
E në fund dua t'i drejtoj një apel urgjent Kancelares Merkel dhe Presidentit Macron: Futeni në udhën e duhur me vendosmëri dhe forcë veprimi këtë hap të guximshëm - Konferencën për Ballkanin Perëndimor! Kapeni me këtë konferencë shansin tuajin dhe tonin për Europën! Kështu ju jepni për ne në Europë edhe për njerëzit në Ballkanin Perëndimor një kontribut të rëndësishëm për një të ardhme të sigurtë dhe në paqe! /DW/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38