Flash News

KRYESORE

Ish-portieri rrëfen momentin e shembjes së urës në Genova: Ngeca mes rrënojave

Ish-portieri rrëfen momentin e shembjes së urës në Genova:

Davide Capello, ish portier i skuadrës së Cagliari-t është një nga dëshmitarët e shembjes së urës në Genova. Ai ka treguar se në momentin që ura nisi të shembej makina e tij ka fluturuar prej 30 metrash dhe më pas ngeci mes rrënojave.

“Fillimisht dëgjova një zhurmë, më pas rrëshqiti gjithçka. Jam i mrekulluar, po shkoja në Genova dhe isha mbi urë. Dëgjova një zhurmë, më pas shembja. 30 metra fluturim e më pas makina ka ngecur mes kolonave dhe rrënojave”, ka rrëfyer ish futbollisti për Sky Tg24.

Capello ka luajtur me fanellën e Cagliari-t në Savona dhe me kombëtaren nën 20 vjeç.

“E përshkoja shpesh këtë rrugë, një ndër më të rënduarat në Itali. Kam parë rrugën të thërmohej dhe ishte një frikë e tmerrshme.

Nuk di në çfarë kushtesh është makina ime”, tha ai.

Të fundit