Flash News

KRYESORE

Ish-presidentët e Brazilit dhe Koresë së Jugut dënohen me 36 vite burg

Ish-presidentët e Brazilit dhe Koresë së Jugut dënohen me 36

12 vite burg për ish-presidentin e Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva dhe 24 vite burg për ish-presidenten e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, janë dhënë së fundmi nga gjykatat e shteteve respektive.

Një gjykatës brazilian urdhëroi ish-presidentin të dorëzohet tek autoritetet deri sot pasdite në mënyrë që të nisë vuajtjen e një dënimi me 12 vjet burg, lidhur me akuza për korrupsion. Mandat-arresti u lëshua vetëm disa orë pasi Gjykata e Lartë Federale, votoi 6 me 5 duke i mohuar një kërkesë ish-presidentit Lula për të mos u burgosur ndërsa ai e ka apeluar vendimin ndaj tij.

Da Silva u shpall fajtor vitin e kaluar për marrje ryshfeti lidhur me një apartament në bregdet, në këmbim të kontratave qeveritare ndaj një kompanie ndërtimi.

Ndërkohë, Gjykata Qendrore e Seulit shpalli ish-presidenten Park fajtore për 16 akuza, duke përfshirë marrje të dhjetëra miliona dollarëve nga konglomeratet më të mëdha të vendit.

Ish-presidentja u gjobit gjithashtu me 18 miliardë vonë (16,8 milionë dollarë), që është vetëm një e dhjeta e shumës së kërkuar nga prokuroria.

Të fundit