Flash News

KRYESORE

Ish-presidenti Bush merr letrën nga vajza shqiptare: Hajde në ditëlindjen time, do ketë tortë dhe fishekzjarre

Ish-presidenti i SHBA-së, George W. Bush ka marrë një letër të veçantë nga një vajzë shqiptare, e cila mbush 10 vjeç më 17 shkurt të 2018-ës. Vajza e quajtur Pavarësia ka lindur dy minuta pasi në Prishtinë u shpall Republika e Kosovës.

Në letrën që ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku i dorëzoi ish-presidentit Bush, Pavarësia e falenderon për punën që ka bërë për lirinë dhe pavarësinë e vendit të saj. Vajza e ka ftuar Bushin të vizitojë Kosovën vitin e ardhshëm, kur të dyja mbushin 10 vjeç, ndërsa e njofton se në festë do të ketë një tortë të madhe dhe fishekzjarre.

“Nder i madh të takoj presidentin Bush në Dallas. Ai mori një ftesë speciale për të vizituar Kosovën”, shkruan Çitaku, ambasadore në SHBA.

 

Të fundit