Flash News

KRYESORE

Ish-Presidenti e quan 'torturë publike' dhunimin e Dollapit: Rama dhe Lleshaj, llogari me ligjin dhe popullin

Ish-Presidenti e quan 'torturë publike' dhunimin e Dollapit: Rama

Ish-presidenti Nishani ka reaguar pas dhunës së ushtruar kundër Seit Dollapit, funksionarit të lartë të Partisë Demokratike.

Përmes një reagimi në Facebook, ish-kreu i shtetit, njëherësh kryetar i Këshillit Kombëtar demokrat shprehet se, Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe drejtuesi policor i aktit të torturës mbi Sekretarin Organizativ të Partisë Demokratike kanë llogarinë e hapur më të madhe me ligjin dhe popullin opozitar.

“Pas 28 vitesh në Shqipëri segmente të inkriminuara, të rekrutuara vitet e fundit në Policinë e Shtetit rikthyen aktet e torturës, në sheshe publike kundër eksponentëve të opozitës politike. Edi Rama, Sandër Lleshi dhe drejtuesi policor i aktit të torturës mbi Sekretarin Organizativ të Partisë Demokratike kanë llogarinë e hapur më të madhe me ligjin dhe popullin opozitar. Tortura publike nuk ka asnjë proporcionalitet dhe nuk do mund të harrohet për asnjë çmim”, shkruan ish-Presidenti në Facebook.

Të fundit