Flash News

KRYESORE

Ish-presidenti i Shqipërisë merr pjesë në Konventën e PD-së

Ish-presidenti i Shqipërisë merr pjesë në Konventën e

Konventa e Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e sotme ku do të miratohen ndryshimet në statut, që i hapin rrugë zgjerimit të vendimmarrjes nga anëtarësia dhe demokracisë së brendshme. Mes strukturave të kësaj partie Politiko.al mëson se i pranishëm do të jetë dhe ish presidenti Bujar Nishani.

Kujtojmë që vendimi për ndryshimet statutore u mor në kryesinë e kësaj force politike, mbrëmjen e 8 marsit 2018, ndërsa kryetari Lulzim Basha,  garantoi se ky nuk do të jetë një proces formal, por i vërtetë dhe do të bashkojë të gjitha kontributet.

Për herë të parë, statuti përfshinë anëtarësinë në zgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Lista e deputetëve kalon në 3 filtra:

Konsultim me anëtarësinë

Verifikim me Komisionin e Vlerësimit

Miratim në Këshillin Kombëtar

Këto ndryshime statutore kryhen për të siguruar një garë të ndershme dhe të barabartë në të gjitha nivelet, përfshirë kryetarin, i cili zgjidhet me parimin ‘1 anëtar, 1 votë’ dhe shkarkohet me 50-1% të votave të Kuvendit Kombëtar.

 

 

Të fundit