Flash News

KRYESORE

Ish-presidenti kroat Mesic i angazhuar për mosekstradimin e “Ballistit” në Serbi

Mesa duket lajme të mira po vijnë për Ismail Morinën, i njohur ndryshe si “Ballisti”. Çështja e ekstradimit të tij nga Kroacia në Serbi hapi një sërë polemikash dhe ngriti në këmbë jo vetëm tifozët kuq e zi, por edhe politikën shqiptare  e cila i drejtoi Zagrebit kërkesë zyrtare për mos ekstradimin e tij në Serbi.

Së fundmi në këtë çështje është angazhuar edhe ish- presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli i cili ka takuar ish-presidentin kroat Stipe Mesic. Ky lajm është publikuar nga Naim Murseli, këshilltar dhe person i afërt i biznesmenit dhe politikanit kosovar, Behxhet Pacolli. Ish-presidenti kroat, Mesic thuhet se është angazhuar në këtë çështje, që të mos lejojë ekstradimin e Morinës në Serbi.

“Ballist Morina përfundimisht nuk do të ekstradohet në Serbi. Kjo falë miqve tonë kroat. I lumtë mikut tim për angazhimin e tij”, ka shkruar Murseli në përshkrimin e fotos, ku shihet së bashku me Mesicin dhe Pacollin.

Të fundit