Flash News

KRYESORE

Ish-presidenti Mikheil Saakashvili hipën në tarracë dhe kërcënon me vetëvrasje

Ish-presidenti Mikheil Saakashvili hipën në tarracë dhe
Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili është arrestuar nga policia ukrainase pavarësisht kërcënimit se do të vetëvritej. Në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, policia u shfaq në apartamentin e Saakashvilit, por ky i fundit u ngjit menjëherë në tarracë dhe kërcënoi se do të hidhej. Pas disa orësh, efektivët kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur arrestimin e ish-presidentit. Poshtë pallatit, mbështetësit e tij janë përpjekur të ndalojnë makinat e policisë, megjithatë, Saakashvili është transportuar për në ambientet e policisë. Ende nuk janë bërë publike arsyet e arrestimit të ish-presidentit, por disa media ukrainase dhe ruse raportojnë për dyshimet që lidhen me një përfshire të mundshme të Mikheil Saakashvili për një grusht shteti në Ukrainë. Saakashvili ka qenë më parë edhe guvernator i Odesës në Ukrainë, ndërsa së fundmi ishte shpallur në kërkim nga Gjeorgjia, vend të cilin e drejtoi për disa vite. 

Të fundit