Flash News

KRYESORE

Ish-presidenti Moisiu apel klasës politike: Shtatë pika për zgjidhjen e krizës

Ish-presidenti Moisiu apel klasës politike: Shtatë pika për

Ish- presidenti, Alfred Moisiu u ka drejtuar një apel klases politike të ulen në dialog për zgjidhjen e krizës politike, që sipas tij sa vjen e përkeqësohet.

Në një deklaratë për mediat, Moisiu ka prezantuar një platformë me shtatë pika për zgjidhjen e ngërçit që ka përfshirë vendin prej muajsh.

Sipas Moisiut, hapja e negociatave edhe në tetor po kërcënohen për shkak të krizës politike në vend, ndaj ish-presidenti kërkoi nga palët politike një pakt kombëtar për integrimin.

Deklarata:  

Hapja e negociatave është prioritet për vendin. Në shtyrjen e marrjes së vendimit ka ndikuar hezitimi i disa vendeve anëtare dhe kriza politike në vend.

Hapja e negociatave po përdoret si instrument i luftës politike mes pozitës dhe opozitës.

Koha e mbetur deri në tetor është e shkurtër për të bindur skeptikët. Punët për tu kryer nuk janë të pakta.

Kriza politike po përkeqësohet dhe tani është momenti i fundit për dialog mes aktorëve politikë për të gjetur zgjidhje në interes të vendit, për zgjidhje afatgjatë për të mos u rikthyer në kriza të tilla, fatura që i ka paguar vendi.

Ne vlerësojmë se janë të patolerueshme nxitja e urrejtjes mes shqiptarëve nga disa drejtues politikë, veprime të dhunshme ndaj institucioneve shtetërore, shprehje përçarëse, retorika denigruese ndaj rivalëve politikë, mungesa e dialogut mes partive kryesore.

Këto veprime cenojnë imazhin e vendit në botë, bien ndesh me dëshirat dhe përpjekjet për integrimin evropian.

Gjendja e krizës ku ndodhet vendi dhe përsëritja periodike e saj për 30 vjet, po ecën në drejtim të gabuar, kanë vendosur interesat partiake mbi ato të vendit.

Braktisja është tregues i politikës së gabuar dhe në thelb jo demokratike.

Kjo situatë duhet të mare fund me një pakt kombëtar për integrimin. U drejtohemi institucioneve dhe partive politike që ka zë për vendimmarrjet politure.

Kërkesat:

1.Kërkojmë mbrojtjen e integritetit të zgjedhjeve pasi me votën e lirë e të pacenuar mund të arrihen ndryshime pozitive, stabilitet dhe demokraci funksionale

2. Ndryshimet kushtetuese në 2008 prishën ekuilibrat kushtetues dhe sollën pasoja negativa, të bëhet anulimi ose korrigjimi i tyre

3. Ndryshimin e procesit zgjedhor dhe zgjedhjen e Presidentin nga populli

4. Forcimi i kompetencave të institucioneve që garantojnë kushtetutshmërinë, që japin garanci për konfliktet institucionale, duke hequr dorë nga pritshmëria që krizat të zgjidhen me ndërhyrje nga jashtë

5. Në funksion të rritjes së besimit te procesi zgjedhor forcat politike të rikthehen në dialog institucional:

a- Garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme

b- KQZ e organet vartëse të respektojnë kërkesën ligjore, numëruesit të mos jenë përfaqësues apo                  militant për të shmangur çdo përplasje

c- Të hetohen individët e përfshirë në trafikun e votës e të forcohet ligji

d- Rregulla strikte për financimin e partive

e- Të forcohen masat ndëshkimore për standardet etike të sjelljes në Kuvend

6. Kuvendi e shoqëria civile të zgjedhin një Komision të Posaçëm për ndryshime përkatëse kushtetuese e ligjore.

7. Pakt kombëtar ku të përcaktohet niveli kur do të lejohen ndryshime në administratë në rast ndryshimesh të pushtetit.

Të fundit