Flash News

KRYESORE

Ish presidenti Moisiu: Votova, fatkeqësi që zgjedhjet shkuan në këtë mënyrë

Ish presidenti Moisiu: Votova, fatkeqësi që zgjedhjet shkuan në

Ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, pasi votoi në zgjedhjet e sotme lokale deklaroi se zgjedhje në mënyrë të tillë nuk duhej që të ndodhnin.

“Unë kam të drejtë për zgjedhur, për të votuar. Mendoj që kreva detyrën time si qytetar. Opozita tradicionale mungon, kjo nuk është gjë e mirë, por ishte vendim i drejtuesve të partive opozitare.

E thashë dhe dje që për mua kjo ka qenë një fatkeqësi, nuk duhet të ndodhte, as djegia e mandateve, as bojkoti në zgjedhje, por janë shenja demokratizimi. Uroj të zgjidhet sa më parë.

Moszbatimi i 30 qershorit do të krijonte precedent të rrezikshëm dhe do kishim destabilizim të vendit.”, deklaroi Moisiu.

Ish kreu i shteti nuk komentoi veprimet më të fundit të presidentit Ilir Meta.

“unë nuk dua që flas për presidentët. Mbrëmë tregova se si unë veprova në 2007, për të zgjidhur krizën. Çdo njeri gjykon siç e mendon vetë”, tha Moisiu.

Të fundit