Flash News

KRYESORE

Ish-presidenti për hapjen e negociatave: Shtetet kryesore kanë dhënë sinjalet se nuk ka datë përfundimtare

Ish-presidenti për hapjen e negociatave: Shtetet kryesore kanë

Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka deklaruar se shtetet kryesore të Bashkimit Evropian kanë nisur të japin sinjalet e para se për Shqipërinë nuk do të ketë një datë përfundimtare për hapjen e negociatave.

Nishani numëron të gjitha problemet me të cilat po përballet aktualisht vendi dhe thekson se përgjegjësit e kësaj katrahure po i lënë shqiptarët sërish të izoluar nga bota e qytetarëruar.

Reagimi i Bujar Nishanit:

Të dashur miq, vendet kryesore evropiane kanë nisur sinjalet e para se Shqipëria nuk do ketë një datë përfundimtare për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian deri në plotësimin e disa kushteve.

Arsyet ; banditizmi dhe korrupsioni, droga dhe kriminalizimi institucioneve te shtetit, blerja e zgjedhjeve dhe vrasja e shpresës, ikjet masive nga vendi dhe kontrolli i të gjitha pushteteve nga një njeri i vetëm, kufij të shqyer dhe aleanca të dyshimta, varfërimi i popullit dhe grabitjet e pasurive publike nga oligarkët e pushtetit, shqiptarët e zakonshëm që mbyllin bisneset e tyre dhe bosët mafiozë që pastrojnë në kulla paratë e narkotikëve, spitale mizerabēl dhe shkolla në degradim, rrugë që shkatërrohen në vend që të ndërtohen, propagandë hipokritësh si në vitet ‘70, etj., etj.,.

Përgjegjësit e kësaj katrahure po na izolojnë përsëri nga bota e qytetëruar, e civilizuar dhe e lirë !!

Të fundit