Flash News

KRYESORE

Ish-presidenti: Rama ka vetëm një mundësi që të bëhet ministër i Jashtëm

Ish-presidenti: Rama ka vetëm një mundësi që të

Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar përplasjen Rama –Meta për postin e ministrit të Jashtëm. Në një reagim në rrjetet sociale, Nishani shkruan se Kushtetuta e Shqipërisë e ndalon që ministri të ushtrojë dhe funksione të tjera shtetërore, megjithatë sipas tij Rama ka vetëm një mundësi të bëhet Ministër i Jashtëm: Të dorëhiqet më parë si Kryeministër.

Reagimi:

Një Kryeministër provokator ndaj Kushtetutës dhe Presidentit të Republikës apo rruga e gjetur për tu larguar ?

Kushtetuta e Shqipërisë e ndalon që Ministri të ushtroj dhe funksione të tjera shtetërore.

Kryeministri nuk mund të jetë dhe Ministër.

Neni 103

Pika 2. “Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as ..............”

Kjo çështje u sqarua publikisht dhe institucionalisht në rastin e dekretimit të Lleshajt.

Ai nuk u dekretua sa kohë ushtronte “de jure”, funksione në Forcat e Armatosura.

Pasi u lirua nga ato funksione u bë dekretimi i tij si ministër.

Edi Rama ka vetëm një mundësi të bëhet Ministër i Jashtëm.

Të dorëhiqet më parë si Kryeministër.

Presidenti mund të dekretoj Ministër vetëm një person i cili nuk ka “veprimtari” tjetër shtetërore.

Këtë e thotë të zezë mbi të bardhë, Kushtetuta e Shqipërisë.

Ndoshta kjo është rruga që ka gjetur vetë Edi Rama për tu larguar ?

Të fundit