Flash News

KRYESORE

Ish-presidenti ‘thumbon’ Ramën’: Sulltan Salepi gdhihet në mëngjes i tmerruar nga makthi i natës, tek mendon urrejtjen e shqiptarëve

Ish Presidenti Bujar Nishani, duke ju referuar vendimit të Ramës për të dënuar me burg shkelësit e karantitës, shkruan se një vendim I tillë vjen si pasojë e frikës që kryeministri ndjen nga urrejtja e shqiptarëve.

Në një status në Facebook, Nishani përdor epitetin ‘Sulltan Salepi’, për Ramën dhe mes ironisë thotë se po fillon ti ngjajë populli me vrasësit e trafikantët që e rrethojnë.

Mesazhin e përmbyll , duke theksuar se e vetmja gjë e mirë nga këto vendime janë masat jetike për të shëptuar jetët e njerëzve nga virusi korona.

Mesazhi i plotë

Sulltan Salepi gdhihet në mëngjes i tmerruar nga makthi i natës tek mendon urrejtjen e shqiptarëve e ngrefoset tek kërcënon se ka vendosur të shkruajë një ligj të ri për futjen në burg të qyterarëve. Kërkon me çdo kusht që të turremi pas gurit që vërtit i marri në pus. Po i duket i gjithë populli si vrasësit, grabitësit dhe trafikantët që mban përqark ! Shqiptarët, ashtu si mbarë njerëzit e kësaj bote kanë nje hall tjetër këto kohë. Kujdesin për mbrojtjen nga sëmundja pandemike nuk mund ta shpërdorojnë me tamponin për tërbimim e Sulltan Salepit As që ja vlen ! Por një gjë ka vlerë tek hargalisja e të marrit. Të gjithë kemi kuptuar se sa të rëndësishëme dhe jetike janë masat që do të marrim, që marrëzia të mos na përsëritet më !

 

Të fundit