Flash News

KRYESORE

Ish-presidentja kroate tregon gishtin e mesit pas deklaratave diskriminuese: Iku koha kur gruaja ulej në qoshe

Ish-presidentja kroate tregon gishtin e mesit pas deklaratave diskriminuese: Iku

Ish-presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarovic ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Miroslav Skora dhe Nina Raspudic mbi abortet e grave të dhunuara.

“Mbështes të gjitha gratë për vendimin e tyre dhe ngrenë zërin kundër atyre që përpiqen të na kthejnë me shekuj prapa. Ka ikur koha kur gruaja ulej në një qoshe ”, ka deklaruar Kolinda Grabar Kitarovic, duke shtuar se “Gjithmonë kam qenë për jetën, por për një jetë me të drejtë të zgjedhjes. Pa presion, pa stigmatizim, posaçërisht në situata të ndjeshme sikurse është përdhunimi.

Prandaj, në shenjë të mbështetjes, unë jam duke e ngritur gishtin e mesëm, për ne gratë dhe të drejtat tona, por edhe për burrat që na mbështesin”, ka thënë ajo për Jutarnji List.

Të fundit