Flash News

KRYESORE

Ish-prokurori i bën thirrje drejtorit të Policisë: Të merret në mbrojtje gazetari Artan Hoxha

Ish-prokurori i bën thirrje drejtorit të Policisë: Të merret

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari i ka bërë thirrje policisë që të marri në mbrojtje gazetarin Artan Hoxha, pas kërcënimeve që ka marrë sa i takon ngjarjes së ndodhur në Bularat.

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’, Hajdari i bëri thirrje drejtorit të Policisë së Shtetit të marrë në mbrojtje gazetarin dhe të zbulojë kush janë kërcënuesit e tij.

“Gazetari Hoxha të vendoset në mbrojtje fizike. Tani ka bërë prezentë grupe kriminale, ngjarje të rënda, që janë bërë pjesë e hetimeve. Ky është rrezik potencial. Unë i kërkoj publikisht, që të bëjë prezentë në rrugë zyrtare kërcënimet. I bëj thirrje drejtorit të policisë së shtetit të marrë në mbrojtje gazetarin. Të zbulojmë kush janë kërcënuesit. Të hetohet kjo çështje. Kallëzimet të vendosin në lëvizje agjencitë. Duan ti mbyllin gojën Hoxhës”, deklaroi Hajdari.

 

Të fundit