Flash News

KRYESORE

Ish punëtori shpjegon se përse ranë pallatet në Thumanë

Ish punëtori shpjegon se përse ranë pallatet në Thumanë

Më shumë se shumë të tjerë, Mark Aliaj e di mirë arsyen se përse u rrëzuan pallatet në Thumanë nga tërmeti. Kjo sepse ai ka qenë një ndër punëtorët që u morën me ndërtimin e tyre.

Arsyeja është se materialet e përdorura pas viteve 90’ nuk ishin të një cilësie të mirë dhe se u vodh hekuri.

“Ky pallat u ndërtua nga ndërmarrja e NHSN banesave dhe unë kam punuar këtu si bojaxhi, që atëherë shihnim materialet që vinin. Çimentoja ishte e një cilësie të dobët për arsye se me çimento të cilësisë së parë bëheshin bunkerët. Punëtorët edhe specialistët bënin normën sepse do i çonin bukën fëmijëve dhe nuk shihnin cilësinë. E shoh me shumë dhimbje jo vetëm për dëmin material por edhe të gjithë njerëzve që ikën. Këto janë pasojat e asaj kohe”, tha Aliaj për Top Channel.

Të fundit