Flash News

KRYESORE

Ish-sekretari i Ministrisë denoncon “AFI”: Analizat e ushqimeve në laboratorin me të njëjtin pronar; të kallëzohet penalisht

Ish-sekretari i Ministrisë denoncon “AFI”: Analizat e ushqimeve

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu ka denoncuar ‘Albanian Food Industry’ se nuk ka kryer asnjë studim, ndryshe nga sa ajo pretendon, ku rezultonte se mishi dhe qumështi në Shqipëri kanë në përbërje lëndë kancerogjene.

Bregu thekson se asnjë analizë e tillë nuk është kryer nga ‘AFI’, ndërkohë që laboratori ku pretendohet se kjo OJF ka kryer analizat, kanë pronar të përbashkët.

Vojo Bregu kërkon nga Ministria e Bujqëisë që të kallëzojë penalisht ‘AFI’, ndërsa nga Fondacioni Soros që të tërheq pagesën që ka kryer për studimin.

Reagimi:

"AFI" para disa ditësh publikoi një studim mbi sigurinë ushqimore mbi disa produkte ushqimore. Pas një kërkimi të thjeshtë në QKR, rezulton se "AFI" është në konflikt te pastër interesi. Kjo OJF dhe kompania private e drejtorit ekzekutiv të OJF-së, kanë themeluar laboratorin ku pretendojnë që kanë kryer analizat e studimit. Deri tani rezulton se nuk kanë bërë ASNJË analizë. Ministria e Bujqësisë duhet të kallëzojë penalisht OJF-në për përhapjen e informatave të rreme që ngjallin panik (neni 267 i Kodit Penal). Fondacioni "Shoqëria e hapur" duhet të kërkojë kthimin e pagesës së studimit dhe t’i kërkojë falje konsumatorit për panikun e krijuar. Në këtë mënyrë i pritet rruga tentativave për gjoba ndaj bizneseve vendase si dhe për hapjen e bizneseve të reja për eksportin e qumështit, mishit etj!

Të fundit