Flash News

KRYESORE

Ish senatori i SHBA-së letër Zaevit: Marrëveshja e Prespës, sukses i gjithë Europës

Ish senatori i SHBA-së letër Zaevit: Marrëveshja e Prespës,

Ish senatori i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden është shprehur se marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për zgjidhjen e kontestit të emrit është një moment historik dhe sukses për gjithë Europën.

Këtë vlerësim Biden e ka shprehur në letrën që i ka dërguar kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Suksesi i Maqedonisë së Veriut është sukses i gjithë Europës, dhe ajo është mirë për të gjithë. Pres me padurim ditën kur Republika e Maqedonisë së Veriut do të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s.

Vendi juaj i ka vënë themelet e sigurisë. Ju siguroj se unë personalisht do të përfaqësoj politikat tuaja dhe përkushtimin për të ardhme më të mirë”, thuhet në letrën e ish-nënpresidentit amerikan.

Të fundit