Flash News

KRYESORE

Ish-shefi në arrati i policisë së Vlorës si Balili; dorëzohet nëse dosja shkon në gjykatë

Ish-shefi në arrati i policisë së Vlorës si Balili;

Ish-shefi i policisë së Vlorës, Jeald Çela do të dorëzohet nëse në gjykatë dorëzohet dosja për të. Lajmi është bërë i ditur nga avokati i tij Petrit Ismaili në një lidhje gjatë emisionit Opinion.

“Është akuzuar për vepra penale shumë të rënda. E ka kuptuar që situata është e paverifikuar. Patjetër që do përballet me drejtësinë, por të shkojë në burg pa asnjë akuzë konkrete ndihet i paragjykuar. Në 1 vit e gjysmë hetime, mbrojtjes nuk i është dhënë asnjë provë. Në asnjë provë në asnjë fakt, akuza nuk ka përmendur.

A ka pasur Jeald Çela kontakte direkte me Florian Habilaj? “Nuk ka asnjë telefonatë që klienti im të ketë bërë me të. Është përfolur gjatë tërë vitit dhe pas hetimit. Ka qenë një mesazh për vit të ri, jo nga Florian habilaj por nga Artan Habilaj. Nuk kam asnjë informacion nga gjykata për përfundimin e hetimit. Vetë prokuroria në gjithë rastet prokuroria i referohet ngjarjeve, 2013, 2014, 2015 kur nuk ka qenë farë polik”, përfundoi ai.

E njejta procedurë u ndoq nga Klement Balili, që u dorëzua sapo dosja e tij u dorëzua në Gjykatën e Krimeve të Rënda, pas dy viteve arrati.

Të fundit